“Është djali im, më lini të kaloj”, historia e pazakontë e mamasë së Kingslej Koman

Bajerni i Mynihut mposhti në finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë Lajpcigun me shifrat 3-0, ku yjet e mbrëmjes ishin Levandovski e Kingslej Koman. Pikërisht në lidhje me këtë të fundit ka ndodhur një histori e pazakontë një natë më parë.

Mamaja e francezit nuk e ka parë ndeshjen në stadium, por në një nga baret e Mynihut. Duket si një histori filmash, por kjo raportohet në mediat gjermane. Madje, në momentin që ka shkuar në lokal, mamaja e Koman nuk është lejuar të hyjë fillimisht, pasi vendet ishin të gjitha të zëna.

Në momentin që Katia Koman ka arritur në një nga Baret e Mynihut te dera i janë drejtuar: “Lokali është i mbushur plot, na vjen keq, por nuk ka vende.” Menjëherë mamaja e Koman është drejtuar: “Është djali im, është djali im!”

Punonjësit e lokalit menduan se djali i “zonjës misterioze” ndodhej brenda në Bar dhe menjëherë e pyetën: “Po, ku është i ulur?” Katia u përgjigj: “Është në TV, jam mamaja e Kingslej Koman!” Histori sa e pazakontë, aq edhe e bukur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *