Esat Mala zgjedh Shqipërinë, së shpejti me U-21

Është vetëm 19 vjeç, deri në janar nuk e njihnim fare dhe që atëherë është kthyer në një nga zbulimet e Superiores: Esat Mala ka qenë një nga risitë e këtij sezoni dhe ndër të paktat gjëra të bukura që mund të përmenden në lidhje me Partizanin.

Mesfushori nga Prizreni ka luajtur 17 ndeshje, është kthyer në një titullar te të kuqtë dhe ka gjetur hapësirë edhe kur janë ndërruar trajnerët, duke u kthyer pak nga pak në një xhevahir për Partizanin, edhe në aspektin e merkatos.

Natyrisht, në raste të tilla lind menjëherë pyetja se cilën kombëtare do të përfaqësojë një lojtar kq i ri dhe me të ardhme.

“Sport Ekspres” mëson se Mala ka zgjedhur Shqipërinë dhe ndoshta që javën e ardhshme do të vihet nën urdhrat e Alban Bushit, për të luajtur me Shpresat. Për momentin mesfushori po plotëson procedurat burokratike për pasaportë shqiptare, para se të debutojë me fanellën kuqezi. Një lajm i mirë për kombëtaren kuqezi, sepse në hapësirën e 2-3 viteve Malën mund ta shohim në kampionate shumë më cilësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *