Erzeni sulmon kreun me përmbysje, triumfojnë Egnatia e Elbasani

Erzeni ia ka dalë të përfitojë nga barazimi i Vllaznisë me Besëlidhjen, teksa ka mundur Dinamon me rezultatin e ngushtë 2-1. Vrapi për blutë shënoi që në fillim, kurse Goxhaj me penallti baraspeshoi shifrat dhe në limite realizoi edhe golin e triumfit. Tashmë diferenca me shkodranët ka shkuar në pesë pikë.

Shënkolli e ka të qartë se për të mbijetuar në të Parën duhen fituar ndeshjet brenda dhe ia kanë arritur qëllimit në ndeshjen me Burrelin rival të drejtpërdrejtë. Gjinaj që në minutën e tetë shënoi dhe i dha fitoren skuadrës së tij.

Barazim pa gola në Vora-Korabi, një takim i luajtur pa tifozë. Dibranët mund të kishin fituar, por Karaj me penallti nuk ka shënuar dot në fillimin e pjesës së dytë. në grupin A Ka mbetur për t’u luajtur edhe Iliria-Veleçiku, që zhvillohet të hënën.

KATEGORIA E PARË – Java 13

GRUPI A
Të shtunën, 15 dhjetor 2018, ora 14:00

Erzeni-Dinamo 2-1
Shënues: Goxhaj 72′ (pen.) . Goxhaj 90′ / Vrapi 14′
Vora-Korabi 0-0
Karaj i Korabit (55′) gjuajti jashtë nga pika e bardhë e 11-metërshit
Shënkolli-Burreli 1-0
Shënues: Gjinaj 8′

Branica ka udhëhequr Egnatian ndaj Pogradecit, teksa ka shënuar dy gola në harkun kohor të dhjetë minutave dhe rrogozhinasit me rezultatin 2-0 morën pikët e plota. Elbasani ka nisur të marrë pikë dhe këtë herë ka mposhtur Apoloninë në transfertë. Duka dhe Hoxhaj ishin autorët e golave për verdheblutë.

Tre pikë me vlera për Orikun, që i është Talur taulant Kuqit në ndeshjen me Tomorin. Edhe Turbina e vendit të fundit ka marrë pikët e plota. Ugo në pjesën e parë vendosi fatet e kësaj ndeshjeje, ndërkohë që nesër prej orës 13:30 luhet edhe Bylisi-Besa.

GRUPI B
Të shtunën, 15 dhjetor 2018. ora 14:00

Egnatia-Pogradeci 2-0
Shënues: Branica 76′, 86′
Oriku-Tomori 1-0
Shënues: Kuqi 79′
Apolonia-Elbasani 0-2
Shënues: Duka 35′, N. Hoxhaj 51′
Turbina-Lushnja 1-0
Shënues: Ugo 37′
*Vllaznia-Besëlidhja ka nisur prej orës 13.30

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *