Erzeni spektakolar, Turbina dërrmohet në Shijak

Mariglen Miraka

Është luajtur miqësorja midis Erzenit dhe Turbinës dhe ka qenë një festival golash, me vendasit që kanë fituar thellësisht ndaj cërrikasve, duke shënuar plote shtatë herë, ndërsa të verdhët vetëm dy herë.

Shijakasit kanë dominuar, duke e kontrolluar ndeshjen nga fillimi deri në fund. Turbina është paraqitur shumë dobët, sidomos në pjesën e dytë, ku trajneri Bardhi eksperimentoi, duke aktivizuar disa të rinj në provë që nuk dhanë asgjë.

Turbina luajti miqësoren e fundit para startit të kampionatit dhe kishte shumë mungesa, ndërkohë që vijon kërkimin për një portier cilësor e me eksperiencë.

Ndërkaq, Erzeni duket një skuadër e kompletuar dhe trajneri Gentian Stojku ka bërë një punë të shkëlqyer.

E shtunë, ora 17:00, stadiumi “Tofik Jashari”, Shijak

Erzeni – Turbina    7-2

Shënues: Lajthia 25′, 80′, Vathi 35′, Cami 50′(aut), Xhemalaj 65′, Dakavelli 75′(pen), Gjoka 82′ / Cara 60′, Shkreta 85′.

Erzeni: Vata, Melani, Teqja, Bello, Vathi, R.Troplini, Xhemalaj, Dakavelli, Lajthia, Bauli, Kabiru. Tr: G.Stojku.(U aktivizuan: Mema, Konci, Mara, Ajdini, Gjoka, Murati, E.Troplini, Bregu, Dragushi, Kamolli, Lika).

Turbina: Demollari, Zeneli, Pashaj, Daci, Gazheli, Hasa, Cake, Xhelili, Qorri, Eyoh, Ugo. Tr: S.Bardhi.(U aktivizuan: Marku, Sulenji, Cara, Shkreta, Cami, Qosja, Dervishi, Belliu, Sina, Qepuri, Moqi, Kakushi, Kraja, Kalushi).

Gjyqtarë: Xh.Mema, A.Vila, F.Behari (Durrës).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *