Erzeni mposht Lushnjën, Sefa është ende goleador

0

Erzeni dhe Lushnja kanë zgjedhur të testojnë veten duke u ndeshur kundër njëri-tjetrit. Dy ekipet e katëgorisë së parë vijojnë normalisht përgatitjet për nisjen sa më të mbarë të sezonit të ri futbollistik. Ka qenë Erzeni ai që është paraqitur më mirë ditën e sotme.

Shijakasit kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 2-1. Golat për vendasit janë shënuar në fundin e pjesës së parë nga Xhixhiua dhe Fatjon Sefa. Kaq ka mjaftuar për të siguruar fitoren. Në pjesën e dytë Teqja ka ngushtuar diferencën për Lushnjen, por pa patur energjinë e duhur për të barazuar dopietën e kundërshtarit.

Miqësore

Erzeni-Lushnja 2-1

Xhixhiua ’41, Sefa ‘45+2\ Teqja ‘75

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.