Erzeni mposht Egnatian dhe i rrëmben vendin e dytë

0

Shijakasit nuk e vënë në diskutim fitoren ndaj Egnatias me shumë ndryshime në formacion

Glen Domi

Erzeni rikthehet tek fitorja pas dy humbjeve radhazi, shijakasit mposhtin në shtëpi Egnatian me rezultatin 3-1 duke u ngjitur në vendin e dytë dhe duke bërë rokadë me rrogozhinasit. Një fitore e cila e vjen pas dy disfatave e cila i jep qetësinë e munguar prej dy javësh në Shijak…

PJESA E PARË – Erzeni e nis në sulm takimin duke krijuar dhe rrezikun e parë. Për vendasit është Shkëmbi që në minutën e 13′ ekzekuton perfekt një goditje dënimi duke vënë në vështirësi portierin mik Birja. Miqtë do të kundërpërgjigjeshin shumë shpejt me Gomesin, i cili futet në zonë, godet dhe mbrojtësi Teqja largon topin. Në të 31′, Xhixhiua, një nga lojtarët e spikatur në Shijak, i jep Erzenit avantazhin. Ermal Vathi nga e majta tenton të krosojw në zonë një top që niset pa shumë pretendime drejt duarve të portierit Birja, i cili gabon në kontrollin e topit dhe aty përfiton sulmuesi kamerunas i cili e dërgon lehtësisht në rrjetë. Miqtë i afrohen dy herë golit, fillimisht me Bakiasin e më pas me Melanin, por që nuk realizojnë. Me avantazhin 1-0 të vendasve falë golit të Xhixhiuas mbyllet pjesa e parë.

PJESA E DYTË – Egnatia e nis me një zëvendësim teksa largon Birjan për Haremin, ndërsa Erzeni shënon golin e dytë, këtë herë me Endri Lalën, ku pas një krosimi të Vathit nga e majta është Lala që përballë Haremit shënon golin e dytë. Miqtë nga Rrogozhina nuk pajtohen me rezultatin dhe hidhen në sulm. Vetëm 2 minuta më pas në të 49′ do të shkurtohen shifrat. Melani niset shpejt në të djathtë duke hedhur një top në zonë. Aty, Ezike edhe pse në përplasje e sipër me portierin Bytyçi arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Vendasit pas pësimit të golit hidhen në sulm por nuk arrijnë të tregohen të saktë para portës. Vendasit do të trefishonin rezultatin në minutën e 70′. Fatjon Shkëmbi kroson në zonë aty ku as mbrojtësit e Egnatias, e as sulmuesit e Erzenit nuk e devijojnë. Topi përfundon në këmbët e Rejnaldo Troplinit, mesfushori nuk ka shumë hapësira por gjuan shkëlqyeshëm duke shënuar një eurogol nga një pozicion tejet i vështirë. Me fitoren 3-1 të shijakasve mbyllet ndeshja e djeshme.

Pas ndeshjes…

Gentian Stojku, trajneri i Erzenit: “E kishim përgatitur siç duhet, e kisha thënë se Erzeni do të luante për tre pikë. Këtë takim patëm dhe të gjithë lojtarët e gatshëm me përjashtim të Polisit. Çunat zbatuan detyrat dhe tani na ngelet vetëm të shohim përpara”.

Vladimir Gjoni, trajneri i Egnatias: “Ishte një ndeshje e bukur, e fortë dhe “Fair-Play”. Ne erdhëm për një rezultat pozitiv por nuk ja dolëm. Patëm disa mungesa që mendoj se ndikuan. Rezultati ishte i drejtë pasi morëm atë që prodhuam në fushë, fitoi ekipi më i mirë”.

Erzeni 3-1 Egnatia

Shënues: Xhixhiua 31′, E. Lala 47′, R. Troplini 70′ / Ezike 49′

Erzeni: Bytyçi, Konduri (Hoxha90′), Teqja, Goxha, Vathi, R. Troplini (Farruku 85’), Xhemalaj, Dakavelli, Shkëmbi (Bardhi76′), Lala, Xhixhiua.(Në dispozision: Mema, Bregu, Karakushi, E. Troplini). Trajner: G. Stojku.

Egnatia: Birja (Haremi 46′), Melani, Rexhepi, Vogli, Bakiasi, Baze, Nako, Baholli, Lukas Gomes (Mile49′), Ezike, Okebuku (Tufa 75′).  (Në dispozicion: Da Karmo, Nëosu, Gjyla, Jingsu Ëu). Trajner: V. Gjoni

Kartonë të verdhë: Bytyçi 42′ , Xhemalaj 44′, Teqja 89’ /  Vogli 12′ , Baholli 46′, Tufa 81′

Gjyqtarë: I. Zhuli, G. Qirici, R. Dobruna (Tiranë), B. Kaimi (Tiranë)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.