Erzeni merkato te Teuta, planifikohen tre lëvizje

0

Erzeni po mendon për lëvizjet do të do të bëjë në merkato gjatë janarit dhe deri më tani tre janë emrat e futbollistëve që pritet të bëhen pjesë shijakasve. Njëri prej tyre është sulmuesi Vjali Mahmuti, 22-vjeçari që para pak kohësh u largua nga Bylisi dhe më parë është aktivizuar me Ilirinë e Fushë-Krujës.

Por në Shijak po përgatiten edhe për të tjera afrime. SportEkspres.com mëson se Myslim Ramilli do të rikthehet tek Erzeni. Mesfushori sezonin e shkuar ka qenë te Besa dhe tashmë do të veshë sërish fanellën e shijakasve.

Në planet e Erzenit është edhe sulmuesi Jurgen Peqini. Ky i fundit është pjesë e Teutës, por te durrsakët i mungojnë hapësirat dhe një kalim nën urdhrat e Stojkut do të jetë një lëvizje e mbarë. Futbollisti 20-vjeçar këtë sezon ka luajtur vetëm në Kupë dhe ka shënuar dy gola.

Vjet Peqini debutoi në Superiore, madje edhe shënoi tre gola. Ai luajti në total në gashtë ndeshje dhe vetëm njërën prej tyre e nisi nga fillimi. Sulmuesi në të shkuarën ka luajtur në Kategorinë e Parë edhe me Elbasanin, duke shënuar 4 gola në 12 takime të luajtura me verdheblutë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.