Erzeni i falet një penalltie ndaj Burrelit

Pasha shënoi nga pika e bardhë dhe shijakasit kalojnë në turin tjetër. Sulmuesi e kishte humbur edhe një 11-metërsh tjetër para se të shënonte

Erzeni – Burreli    1-0

Shënues: Pasha 63’ (11-m)

Erzeni: Dajsinani, Konduri, Teqja, Goxha, Hoxha (I. Deliallisi 61’), R. Troplini, Dakavelli (Bregu 72’) A. Deliallisi, Bardhi (Hajdini 61’), Pasha, E. Troplini. Trajner: Dorian Bubeqi.

Burreli: Hysa, Pashaj, Ibrahimllari, Xhuveli, Kurbneshi (Kola 78’), Lika, Limani, Mallunxa, Bali, Lekgegaj, Lamptej (Mema 60’). Trajner: Shahin Berberi.

Gjyqtarë: E. Zhuri, D. Agaraj, M. Shazivari, M. Shabani (Tiranë)

Vëzhgues: Besnik Meço (Tiranë)

Delegat: Alban Xhemo (Tiranë)

Kartonë verdhë: Limani 76’

Erzeni kalon në raundin tjetër të Kupës, por shijakasit vuajnë, teksa iu deshën dy penallti për të kaluar më tej. Armand Pasha bëhet “djall” dhe “engjëll”, pasi sulmuesi humbi shansin e parë nga pika e 11-metërshit, por në penalltinë e dytë nuk gaboi, duke përshëndetur rrjetën. Loja nuk kishte shumë raste, por ishte një ndeshje e specifikuar nga pasimet dhe mbrojtja e rezultatit. Matjanët nuk kanë ditur ta sulmojnë Erzenin, pasi preferonin barazimin, por dy penallti mjaft të pastra i mohuan kalimin në turin tjetër. Në minutën e 42-të të pjesës së parë, Pasha mori përsipër penalltinë e fituar vetë, por topi i goditur nga ai përfundoi jashtë. Një minutë më vonë ishte sërish ai protagonist, pasi kaloi mbrojtjen mike dhe i vetëm përballë Hysës humbi një rast tjetër të mirë. Në fraksionin e dytë edhe Burreli u bë më kërkues, por qendra e mbrojtjes shijakase nuk gaboi në asnjë moment, duke e bërë të pamundur për Limanin të çante Teqjen dhe Goxhën. Presioni i Erzenit solli një tjetër 11-metërsh të pastër dhe të pakontestuar aspak nga kundërshtarët. Në minutën e 63-të, Rejnaldo Troplini u fut në zonë dhe u pengua. Pasha mori sërish përsipër dhe këtë radhë nuk gabon, duke çuar shifrat në 1-0. Kaq i ka mjaftuar Erzenit, që më pas ka administruar i qetë takimin deri në vërshëllimën e fundit. Tani shijakasit shohin para në ndeshjen e radhës në kampionat, ku presin Besëlidhjen në Shijak ditën e diel.

Glen Domi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *