Erzeni “godet” Vangjel Mile zyrtarisht te shijakasit  

0

 

Tifozët e zjarrtë të Erzenit nuk kanë munguar ndaj Bylisit në miqësore madje dhe duke mbështetur skuadrën e tyre të zemrës si dhe duke u takuar në fund me idhujt e tyre. Ajo që vihej re qartë ka të bëj me faktin se shijakasit kanë qenë gjithmonë sportdashësit më të zjarrtë në ven duke mos ju ndarë skuadrës së tyre si në Kategorinë e Dytë apo dhe të Parë e Superligë. Duket se kjo traditë është rikthyer dhe ultrasit e të gjitha moshave mbështesin skuadrën e tyre të zemrës. Erzeni duket në rrugë të mbarë, madje, së fundmi dhe konkretisht dje ka bërë të vetin sulmuesin e spikatur beratas Vangjel Mile. Beratasi që ka spikatur në Superligë Tomorin, Teutën, Dinamon, Besën, Skënderbeun e Shkumbinin tashmë synon që të jetë lideri i sulmit shijakas. Mile nga dje është bërë edhe me “vulë” pjesë e Erzenit dhe bashkë me Rezin e Pashën pritet që të jenë një treshe e frikshme pa harruar edhe Xhulio Vorën të riun premtues.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.