Erzeni bën thirrje për Dukën: KDS po vepron me dy standarde!

Subjekt i Komisionit të Disiplinës në vendimet e sotme ishte dhe lojtari i Erzenit, Jurgen Goxha, i cili është dënuar me dy ndeshje pezullim, me arsyetimin se ka provokuar publikun. Faqja e Erzenit ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij, ku vë në dukje edhe dënimin e lojtarit të Partizanit, i cili është dënuar vetëm me gjobë, ndonëse arsyetimi është i njëjtë si për lojtarin e “demave”.

Klubi shijakas bën thirrje për presidentin Duka, duke veçuar edhe faktin se ndeshja ndaj Ilirisë ishte luajtur pa tifozë, duke rreshtuar kështu dy shkelje të Komisionit të Disiplinës, sipas tyre.

“KDS mesa duket përveç se nuk i qëndron standardeve dhe rregullave të saj duke interpretuar në dy mënyra të ndryshme rregulloren gabon akoma më tepër, duke dënuar për provokim të publikut në një takim që luhej pa praninë e tifozëve!

Jemi në një rast ku shohim interpretim të gabuar me dy standarde por edhe në shkelje me rregulloren, pasi në stadium nuk lejoheshin tifozë.

Bëjmë thirrje që KDS të rishikojë vendimin e marrë si dhe i bëjmë thirrje presidentin Duka të hedhë sytë nga ky komision që nga java në jave po nxjerr dënime të çuditshme të pakuptimta për të gjitha ekipet e Kategorisë së Parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *