Ervis Kaja dhe Ardit Hoxhaj “shënjestrojnë” Partizanin

0

Vladimir Prenga

Korabi matematikisht shpreson ende te mbijetesa, por praktikisht ky objektiv është një mision thuajse i pamundur. Gjithsesi, në njëfarë mënyre ata e kanë pranuar se e vetmja gjë që u ka mbetur në këtë sezon është që të respektojnë garën dhe t’i japin mundësinë vetes për të gjetur një ekip më të mirë sezonin e ardhshëm. Para sfidës me të kuqtë kanë folur sulmuesi Ardit Hoxhaj dhe mesfushori Ervis Kaja, të cilët “kërcënojnë të kuqtë para sfidës së sotme, ku ata dëshirojnë shumë të shënojnë.

HOXHAJ – Sulmuesi vlonjate ende nuk ka shënuar me Korabin, gjë që ai pret ta bëjë sot ndaj Partizanit, skuadër të cilës vjet i ka shënuar me Bylisin. Në “Supersport” ai ka deklaruar: “Është një sfidë që unë po e pres për t’u zhbllokuar. Ndeshjet po kalojnë dhe nuk po shënoj dot, ndërkohë që të gjithë po më thonë se këtë ndeshje do të zhbllokohem. T’i shënosh Partizanit gjithmonë ndjehesh mirë. I kam shënuar vjet në “Qemal Stafa”, në një ambient motivues. Shpresoj të ndodhë sërish kështu. Unë e ndjej se do shënoj. Mbijetesa? Është shumë e vështirë, por ne do luajmë pastër deri në fund. E shohim si mundësi për të treguar vlerat tona. Nuk është se ne do luajmë për t’i prishur punë Partizanit, por për të treguar vlerat tona”.

KAJA – Edhe kavajasi Ervis kaja, që i shënoi dy javë më parë Tiranës, dëshiron të gjejë sërish rrugën e rrjetës, teksa shprehet: “Shpresoj të shënoj. Edhe në fazën e parë në minutën e 90-të kam pasur një rast, por Albani bëri mrekullinë duke e pritur. Shpresoj të shënoj sërish që t’i kompletoj skuadrat e kryeqytetit, pasi i shënova edhe Tiranës. Mbijetesa? 10 pikë janë shumë dhe është gati e paarritshme për të mbijetuar. Deri tani po i bëjmë hyzmetin stërvitjes, gjë që do të reflektohet edhe në fushë. Ne do japim maksimumin. Dihet që Partizani është për kampion dhe ne në vend të fundit, por do t’i hapim punë. Fillimi ishte premtues dhe synonim më shumë se mbijetesën, por problematikat e shumta na sollën këto”, tha ndër të tjera Kaja para ndeshjes me Partizanin.

Formacioni i mundshëm i Korabit:

Laço – Shabani, Prençi,  Kaja,  A.Peposhi  – Gavazaj,  Zefi,  Arifaj,  Mziu – D.Peposhi,  A.Hoxhaj

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image