Ervin Fakaj flet për Sinan Idrizin: Sikur të kishte 10% të vërteta, do vetëm të bëj monologje

0

Ervin Fakaj ka kritikuar rëndë punën e Sinan Idrizit te Flamurtarit. Fjalët e administratorit të këtij ekipi që në Vlorë do të vijnë dy ish-lojtarë të Milanit dhe se nuk flitet për falimentimin, ka sjellë reagimin e Fakajt.

Në “Zona Gol” është shprehur se Idrizi parapëlqen vetëm monologjet dhe se është i shkëputuar nga realiteti i vlonjatëve në Superiore.

“Idrizi bën vetëm monologje, duhej që të ishte njëherë këtu që ta pyesim dhe të përgjigjet. Kam 1 milion pyetje për të bërë për të. Sikur edhe 10% t’i kishte të vërteta do të isha shumë i lumtur. Flamurtari po shkon drejt një rruge që edhe rënia nga Superiorja është luks duke marrë parasysh borxhet që ka. Falimentimi nuk zgjidhet, por je i detyruar nga kushtet. Nuk e di sa koshient është zotëria në fjalë”, ka thënë Fakaj. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.