Eros Grezda i diferencuar, Ndoj sërish me probleme

Shqipëria po kryen seancën e radhës stërvitore para ndeshjes me Skocinë. Sulmuesi anësor Eros Grezda vijon të punojë i diferencuar dhe gjasat janë që ai të mos jetë gati për ndeshjen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi”.

Gjendja e tij do të shihet sot dhe nesër dhe do të vendoset përfundimisht. Veç Grezdës, probleme ka sërish edhe për mesfushorin Emanuele Ndoj. Një ditë më parë futbollisti i Breshias punoi i diferencuar dhe sot tentoi të bashkohej me grupin.

Gjithsesi ai nuk ka qenë në gjendje ta bëjë diçka të tillë dhe ka vijuar të punojë veçmas grupit. E reja tjetër e seancës së radhës stërvitore ka të bëjë me Albion Ademin. Sulmuesi ka lënë Shpresat dhe është bashkuar me ekipin e drejtuar prej Kristian Panuçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *