Eros Grezda e pranon: Po më mungon Kombëtarja, rrjetet sociale nuk mi ndalon askush

Eros Grezda ka humbur jo vetëm te Kombëtarja, por edhe te Rangersi. Formës së dobët që tregoi me Rangersin, iu shtuan edhe problemet e disiplinës. Aktualisht me ekipin e të rinjëve, Grezda nuk ka asnjë mundësi që të grumbullohet nga Shqipëria.

I ftuar në emisionin e “Procesi Sportiv”, Grezda ka folur për mungesën e ftesës së Kombëtares, por edhe periudhën e vështirë që është duke kaluar aktualisht.

“Kam kaluar kohë të vështira me klubin dhe Kombëtaren. Por tani po mundohem të mbaj veten në formë të mirë. Unë ndihem mirë dhe po stërvitem edhe në mënyrë personale. Minutat që nuk po bëj me ekipin e parë po me penalizon te Kombëtarja. Nuk kam pasur kontakte me Rejën që kur ndodhi ai incidenti në qershor. Për rrjetet sociale nuk mund të më ndalojë askush, vetëm babi më kritikon. Nuk kam bërë zgjedhjen e duhur për Rangersin, por nëse ktheja kohën mbrapa do të bëja të njëjtën gjë”, ka thënë Grezda. /Sport Ekspres/