Ernest Gjoka i qartë: Dua edhe dy lojtarë për sulmin!

Kukësi do të zhvendoset në Ohër, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen me Debrecen. Stafi teknik, me në krye trajnerin Ernest Gjoka, do të fokusohen te studimi i kundërshtarit në të gjithë elementët e tij.

“Po mundohemi të analizojmë kundërshtarin ,tani do e shohim në hollësi dhe të evidentojmë pikat e forta dhe të dobëta që ato kanë”, tha mes të tjerave trajneri Ernest Gjoka, i cili pret që drejtuesit e klubit të arrijnë të afrojnë edhe dy lojtarë të tjerë.

Rexhinaldo dhe Uilliam, të dy të larguar, kanë lënë një boshllëk te Kukësi, që kërkon t’i zëvendësojë ata. Verilindorët po tentojnë të afrojnë Enis Gavazajn, ndërkohë që edhe Ismael Dunga ka qenë një nga lojtarët që është tentuar.

“Lojtarët bazë të skuadrës janë duke u rikuperuar. Kemi nevojë për dy afrime në sulm. Po punojmë me qetësi. Nëse i marrim edhe dy të tjerë, atëherë do të jemi edhe më gati. Kampionatin nuk e shtyjmë dot vetëm me Shkurtajn. Ai që vjen duhet të jetë cilësor”, u shpreh Gjoka për Supersport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *