Ernest Gjoka buzëqesh, Valdet Rama një nga arsyet

0

Kukësi po mendon për ndeshjen e parë me Debrecen. Trajneri Ernest Gjoka pati mundësinë dje të shihte ekipin e tij në fushën e blertë në një miqësore kundër Laçit dhe u ka shërbyer verilindorëve. Gjatë pjesës së parë, kur luajti shumica e titullarëve, Kukësi e kontrolloi lojën.

Gjoka po mendon pikërisht për ata që do e nisin nga fillimi ndaj hungarezëve. Ditën e sotme me verilindorët është bashkuar edhe Valdet Rama. Sulmuesi anësor do të vijojë bashkëpunimin me Kukësin edhe për kupat e Europës.

Kishte dyshime për diçka të tillë, por Rama është shfaqur në Elbasan. Një lajm i mirë për trajnerin Ernest Gjoka, ashtu sikurse rikthimi i mbrojtësit Edis Maliki. Prurja e re, Tome Kitanovksi, vështirë të jetë gati për ndeshjen e parë me Debrecen dhe ish-lojtari i Shkupit pritet titullar.

Dëmtimin e ka lënë pas dhe ndaj Laçit Mailiki e nisi nga fillimi. Shenja pozitive edhe nga kapiteni Ylli Shameti. Qendërmbrojtësi ende nuk është gati për lojë, por gradualisht po e merr veten dhe pritet që shumë shpejt të ingranohet me intensitet të plotë me pjesën tjetër të skuadrës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.