Erjon Bogdani nuk fshihet dhe del hapur: Dua të drejtoj Kombëtaren e Shqipërisë!

Erjon Bogdani është duke hasur pak pengesa në aventurën e re si trajner. Pas atij shkarkimi që erdhi teksa drejtonte të rinjtë e Shqipërisë, nuk po e gjen dot një mundësi të re.

Dëshira është e madhe për të drejtuar në Itali, megjithëse ende nuk po realizohet. Në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë ishte në “Air Albania” me ftesën e FSHF-së, si një lojtar që i ka dhuruar kontribut Kombëtares.

Ndërkohë në ditën e sotme ka folur për “Ëake Up” në “Top Channel” duke e treguar hapur dëshirën për të drejtuar Kombëtaren: “Unë tani dua të më besohet një projekt, ku lekët nuk kanë rëndësi. Për momentin jam një trajner i ri dhe dua të kthehem të trajnoj. Për të marrë drejtimin e Shqipërisë? Po sigurisht, që kur i jam futur kësaj rruge dëshira ime ka qenë për të drejtuar Kombëtaren”, ka thënë Bodgani. /Sport Ekspres/