Erion Braçe reagon pas derbit: Tifozët e Partizanit nuk janë llumi, duhej një mësim pas 5 vitesh

Erion Braçe ka reaguar pas derbit të humbur nga ana e Partizanit ndaj Tiranës në shifrat 1-2. Mes një reagimi të gjatë, ka falenderuar tifozët “Ultras Guerrils” për parrullat e tyre sa i përket viktimave që ndërruan jetë në tërmetin tragjik të 26 nëntorit, por edhe për sjelljen e treguar në stadiumin “Air Albania”. Ndërsa kur flitet për ndeshjen ndaj Tiranës, duke theksuar se rivali e meritoi, Braçe e sheh si një mësim që Partizani duhet ta marrë pas 5 vitesh dhe jo si një dështim. /Sport Ekspres/

Postimi i plotë

 ATA 51 ENGJEJ NE QIELL!                                                                                                                                                             

JU ultraguerrils!

ENGJEJ NE TOKE!

Mirenjohes pa fund per koreografine e dedikuar per 51 shqiptaret e zakonshem qe humben jeten nga termeti; Mirenjohes pa fund qe ishit aq shume sot duke kontribuar direkt ne ndihme te familjeve te te mbijetuarve nga tërmeti; Mirenjohes pa fund per respektin e duartrokitjet per ekipet e jashtezakonshme te kerkim shpetimit te ushtrise, policise, zjarrëfikësve, UrgjencesMjekesore ne nje ceremoni te organizuar e gjitha nga Partizani ne respekt te punes se tyre; Mirenjohes pa fund qe mbytet me fershellima sharjet e fyerjet banale te llumit te llumit!

Ju jeni ndryshe!

Ju nuk jeni llumi!

Ju meritoni respekt nje per nje!

Faaaaaaleeeeeemiiiiiiindeeeeeriiiiit!

Tani,

Tirana gaboi fare pak,

kaq mjaftoi per te qene me mire se Partizani, ndaj fitoi.

Pra, e meritoi!

Nderkohe,

Partizani ESHTE, ATY, GJALLE,

I KOMPLETUAR DHE I FORTE!

Kush nuk e lexon kete tek ata djem,

nuk i duhet Partizanit;

Faleminderit per gjithcka por Partizani eshte shume me i madh se cdo individ, qofte ky edhe i huaj;

eshte familja qe nis nga ata qe ishin sot ne stadium e deri tek i fundit i kuq ne kete vend!

Eshte peshe e rende shume!

Kjo eshte diferenca!

Kete vit kemi fituar shume si familje;

Se pari si ekip, pastaj te gjithe bashke, ekip e tifoze!

Kjo eshte forca jone!

Ketu duhet te ringrihemi!

Alban, Lenc, Egzon, Bruno, Jasir, Jurgen, Esat, Erald, Elsin, Eneo, Kristi, Hektor etj, ju jeni kampionet, barra eshte mbi ju;

Ju duhet te udhehiqni edhe te huajt,

ju duhet ti beni bashke e te beheni bashke!

Ju nuk humbni, ju fitoni ose mesoni!

Kjo ishte ndeshja per te mesuar!

Refuzojeni si humbje, pranojeni si mesim, pas 5 vitesh duhet edhe nje i tille;

Bilanc i frikshem, mos harroni, e bete ju!”