Eriksen: Jam njeriu më me fat në planet!

Mesfushori i Totenhemit, Kristian Eriksen, i cili dha pasimin e gabuar që çoi te goli i anuluar i Sitit në shtesë deklaroi për BT Sport: “Jam një ndër njerëzit më me fat në planet në këtë moment. Mendova se mori fund, por ishte një ndeshje e pabesueshme, shumë zbavitëse, e çuditshme.

“Tani duhet të mbushemi mirë me frymë, do të jetë një përrallë të luajmë sërish këtu, në fundjavë“.

POÇETINO – Trajneri i Totenhemit, Mauricio Poçetino, pas kualifikimit të çmendur në Mançester deklaroi: “Ishte e pabesueshme, sidomos përfundimi! Jam shumë i lumtur, krenar. Lojtarët e mi janë heronjtë këtu. Jam shumë i lumtur për ta, shumë i lumtur për tifozët.

“Në një moment shumë gjëra ndodhën në kokën time, zhgënjimi ishte i paparë, por arbitri e ndryshoi vendimin. Për këtë e duam futbollin. Sot treguam karakter dhe personalitet të madh, në një ndeshje të pabesueshme“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *