Eriksen del hapur, i jep duart Totenhemit dhe i shkel syrin ekipit të ri!

Totenhemi zhvilloi një sezon fantastik, me “Gjelat” që prekën për herë të parë në histori finalen e UEFA Champions League, ndërkohë që kampionatin e mbyllën në katërshen e parë.

Tashmë me hapjen e merkatos, të shumtë janë klubet që janë vënë në radhë për shërbimet e yjeve të Totenhemit dhe njëri prej lojtarëve më të kërkuar është padyshim Kristian Eriksen.

Danezi kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit dhe së fundmi, mesfushori ka folur për mediat, duke dhënë shenja të hapura largimi nga Londra.

“Mendoj se jam në një pikë të karrierës, ku më duhet të provoj diçka të re. Shpresoj që do të vendoset për diçka këtë verë. Ky është plani. Në futboll kurrë nuk e di se kur mund të merret një vendim i tillë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *