Ergys Kaçe mbetet shqiptar i vetëm i Larisas, Andoni largohet pasi u përplas me drejtuesit

Fatjon Andoni është larguar nga ekipi i AEL Larisas pas një periudhe prej 3 vitesh e gjysmë. Futbollisti shqiptar është ndarë në mëyrë jo të mirë pas gjithë kontributit të dhënë për këtë fanellë pasi ka pasur përplasje me drejtuesit.

Njoftimi për mbylljen e bashkëpunimit është zyrtar dhe i konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit. Tashmë është Ergys Kaçe si lojtari shqiptar i vetëm që mbetet te Larisa, megjithëse edhe ky i fundit nuk dihet ende nëse klubi do të blejë përfundimisht kartonin e tij. Sa i përket Andonit ka pasur menjëherë interesim nga klubet e tjera të elitës në Greqi që nuk do e lënë gjatë “të papunë” në janar. /Sport Ekspres/