Ergys Kaçe kthehet në kombëtare

0

Dukej një krisje e pariparueshme, por Xhani De Biazi tregon se di të bëjë një hap pas. “Sport Ekspres” mëson se trajneri italian ka në planet e tij mesfushorin Ergys Kaçe për ndeshjet e muajit të ardhshëm, më 4 qershor në Luksemburg e më 11 qershor në Izrael.

Kaçe mungon në kombëtare prej tetorit të vitit të shkuar, pas ndeshjes miqësore në Lihtenshtejn, ku nuk u aktivizua fare.

Aty pati edhe mosmarrëveshje mes trajnerit e Kaçes, por De Biazi duket se ka ndërmend të respektojë ato që ka thënë më pas. “Kaçe nuk grumbullohet sepse nuk po luan. Iku në Republikën Çeke, është kthyer në Greqi dhe nuk po aktivizohet. Nuk kam asnjë problem me të”, ishte një nga deklaratat e muajve të fundit nga ana e De Biazit, i cili me sa duket e ka vënë re ecurinë e mirë të Kaçes te PAOK-u në muajt e fundit, duke nisur të luajë në kampionat e kupë, aq sa fundjavën e shkuar në ndeshjen delikate kundër Panathinaikosit e nisi në formacion, ndërsa në ndeshjen mbyllëse të sezonit të rregullt gjeti edhe golin.

Pas largimit të Taulant Xhakës, i cili zor se pajtohet më me De Biazin, është e qartë që na duhen forca të freskëta dhe Kaçe do të ishte një “përforcim” me vlerë. Mesfushori korçar ka luajtur 20 ndeshje me kombëtaren, duke shënuar dy gola.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here