Erdhi si post-Ramadani, La Kamera kthehet në Itali!

0

Xhovani La Kamera ishte një ndër gabimet e shumta në merkaton e Partizanit gjatë kësaj vere, një futbollist i paguar shumë dhe “i prezantuar” sikur do të bënte diferencën, duke marrë vendin e Ylber Ramadanit, por nuk i është afruar aspak futbollistit që sot luan në Danimarkë, me Vejle. Kështu, pas vetëm 9 ndeshjesh, mesfushori 33-vjeçar i afrohet nga Juliano dhe Moxhi, bën valixhet gati dhe ndërpret kontratën.

Sipas portalit “TMW”, do të kthehet në Itali, në “dimensionin” e tij, në kategorinë e tretë italiane. Hera  e fundit me fanellën e kuqe ishte humbja 1-0 përballë Laçit dhe që nga atëherë nuk është aktivizuar më me të kuqtë. Në këtë eksperiencë të shkurtër shqiptare, ai ka koleksionuar vetëm 5 kartonë të verdhë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image