Erdhi me bujë të madhe te Tirana, Andi Lila shkon sërish në operacion

Në kohën kur të gjithë tifozët e Tiranës prisnin debutimin e Andi Lilës me fanellën bardheblu, vjen edhe lajmi se mesfushori kavajas duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni.

Sipas asaj që raporton “Ora News”, futbollisti shqiptar është vizituar te një mjek i huaj, i cili i ka sugjeruar lojtarit një ndërhyrje në menisk, pasi kura me gjilpëra nuk solli rezultatet e pritura. Ky do të jetë operacioni i dytë për të në menisk, ndërsa i pari u krye në muajin prill të këtij viti.

Ndërkohë, lojtari bardheblu pritet t’i bashkohet ekipit në muajin janar, periudhë në të cilën kampionati shqiptar është pushim. Kështu Andi Lila do të jetë në dispozicion të trajnerit Mema për fazën e tretë të Superiores. Megjithëse transferimi i tij u përfol shumë dhe u mirëprit nga tifozët e Tiranës, debutumi i mesfushorit do të jetë i largët./Sport Ekspres/