Era e fortë, shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë

0

Besëlidhja do të duhet të luante me Korabin nga ora 14:00, por nuk do të ndodhë diçka e tillë. Qyteti verior i Lezhës është përfshirë nga një klimë jo e mirë, teksa mbizotërojnë erërat e forta. Kjo ka penalizuar edhe lëvizjet në zonë.

Nisur nga kushtet atmosferike, është vendosur nga zyrtarët e ndeshjes që ndeshja Besëlidhja-Korabi të mos zhvillohet sot. Klubi dibran ka dalë me  një njoftim dhe thuhet se takimi është shtyrë për nesër, por sërish do të varet nga moti.

“Anulohet takimi për shkak të kushteve klimaterike. Takimi është shtyrë për t’u zhvilluar nesër, por asgjë nuk është zyrtare pasi duhet parë sërish moti”, shkruhet në njoftimin e klubit të Korabit. Besëlidhja dhe Korabi kanë siguruar renditjen në pesë skuadrat më të mira dhe takimi i sotëm luhet më shumë për prestigj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.