“Epoka e re” e së Parës, ja si luhet faza finale dhe kalendari

0

Vladimir Prenga

Është mbyllur faza e dytë e Kategorisë së Parë, e cila ka pasur disa rezultate surprizë, ndërkohë që është përcaktuar edhe kalendari për ndeshjet e fazës së tretë në të dyja grupet. Kjo formulë, aplikohet për herë të parë dhe pritet të shihet se si do të ndikojë në garë… Kujtojmë, që vjet, estradat ishin të pranishme në shumë stadiume, sidomos në javët e fundit. Mbetet të shihet se çfarë do të prodhojë kjo formulë në një vit elektoral, ku shumica e skuadrave “komandohen” nga baskitë. Madje, ka bashki që financojnë nga dy klube.

GRUPI A

Në dy fazat e para është komanduar nga Kamza, e cila dhe u ndal në një ndeshje me tension në Burrel, ndërsa Besëlidhja fitoi paqësisht derbin me Shënkollin, skuadër që gjithashtu financohet nga Bashkia e Lezhës. Diferenca mes këtyre dy skuadrave tashmë është vetëm dy pikë, ndërsa edhe Erzeni është afruar me 5 pikë. Një garë që mbetet për t’u parë deri në fund. E vështirë të shmangen aleancat. Në skuadrat që renditen në pesë vendet e fundit, lufta për mbijetesë është e hapur, teksa diferenca nga vendi i gjashtë tek i fundit është 6 pikë. Tërbuni tashmë është plotësisht në lojë, me dy pikë më pak se Iliria e Mamurrasi. Edhe në këtë grup skuadrash, Kastrioti e Iliria financohen nga Bashkia e Krujës. Për krutanët bashkia ka më pak aksione, por është aksionare.

GRUPI B

Pogradeci i ka dhënë bukuri garës, me pesë fitore këtë vit, ku së fundmi mposhti Lushnjen në shtëpi dhe i dha një “asist” Bylisit, që tashmë është vetëm dy pikë larg kryesuesve. Për Superioren do ketë sërish garë mes këtyre dy ekipeve, Bylisit e Lushnjes, por edhe liqenorët duhen marrë në konsideratë. Tomori u mund nga fundi i fundit, por e gëzoi mbijetesën pas fitores së Bylisit me Apoloninë, nga e cila përfitoi edhe Shkumbini, që mbeti në vendin e pestë. I merituar ai pozicion për peqinaset, që ndaj fierakëve kanë triumfuar dy herë. Verdheblutë fituan dhe shkuan në kuotë të barabartë pikësh me Sopotin, ndërkohë që garën për mbijetesë do e kenë edhe me Turbinën, e cila gjatë këtij viti është paraqitur ndryshe. Nuk mbetet jashtë kësaj valleje Dinamo, që u mposht pikërisht nga cërrikasit dje.

Grupi A, PLAY-OFF

Renditja P

1.Kamza 24

2.Besëlidhja 20

3.Erzeni 19

4.Burreli 13

5.Shënkolli 12

Grupi A, PLAY-OUT

6.Kastrioti 11

7.Besa 9

8.Mamurrasi 7

9.Iliria 7

10.Tërbuni 5

 

FAZA E TRETË

Grupi A (Play-Off)

Java 19
Burreli – Kamza
Erzeni – Besëlidhja
Shënkolli (Pushim)

 

Java 20

Kamza – Shënkolli
Besëlidhja – Burreli
Erzeni (Pushim)

 

Java 21
Kamza-Erzeni
Shënkolli – Burreli
Besëlidhja (Pushim)

 

Java 22
Shënkolli – Besëlidhja
Burreli – Erzeni
Kamza (Pushim)

 

Java 23

Erzeni – Shënkolli
Besëlidhja – Kamza
Burreli (Pushim)

 

*Kalendari i gjysmës së parë të fazës së tretë

 

Grupi A (Play–Out)

 

Java 19
Iliria – Kastrioti
Mamurrasi – Besa
Tërbuni (Pushim)

 

Java 20
Kastrioti – Tërbuni
Besa-Iliria
Mamurrasi (Pushim)

 

Java 21
Tërbuni – Besa

Iliria – Mamurrasi
Kastrioti (Pushim)

 

Java 22

Mamurrasi – Tërbuni

Besa – Kastrioti
Iliria (Pushim)

 

Java 23
Kastrioti – Mamurrasi
Tërbuni – Iliria
Besa (Pushim)

 

*Kalendari i gjysmës së parë të fazës së tretë

 

Grupi B, PLAY-OFF

Renditja P
1.Lushnja 21

2.Bylis 19

3.Pogradeci 15

4.Tomorri 12

5.Shkumbini 11

Grupi B, PLAY-OUT

6-Apolonia 11

7-Turbina 11

8-Dinamo 9

9-Sopoti 8

10-Elbasani 8

 

Grupi B (Play-Off)

 

Java 19
Tomori – Lushnja
Pogradeci – Bylis
Shkumbini (Pushim)

 

Java 20
Lushnja – Shkumbini
Bylisi – Tomori
Pogradeci (Pushim)

 

Java 21
Lushnja – Pogradeci
Shkumbini – Tomori
Bylisi (Pushim)

 

Java 22

Shkumbini – Bylis
Tomori – Pogradeci
Lushnja (Pushim)

 

Java 23

Pogradeci – Shkumbini
Bylis – Lushnja
Tomori (Pushim)

 

*Kalendari i gjysmës së parë të fazës së tretë


Grupi B (Play-Out)

 

Java 19

Sopoti – Apolonia
Dinamo – Turbina
Elbasani (Pushim)

 

Java 20

Apolonia – Elbasani
Turbina – Sopoti
Dinamo (Pushim)

 

Java 21

Elbasani – Turbina
Sopoti – Dinamo
Apolonia (Pushim)

 

Java 22
Dinamo – Elbasani
Turbina – Apolonia

Sopoti (Pushim)

 

Java 23

Apolonia – Dinamo

Elbasani – Sopoti

Turbina- Pushim

 

*Kalendari i gjysmës së parë të fazës së tretë

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here