Epoka e kuqe e kryeqytetit, çfarë ka ndodhur në 15 përballjet e fundit

Derbi rikthehet të premten. Bilanci është pozitiv për Partizanin, që në katër ndeshjet e fundit i ka marrë pikët e plota kundër Tiranës. Kanë kaluar pesë vite nga fitorja e fundit e bardhebluve, që këtë herë janë të karikuar për të vënë “nderin” në vend.

Edhe pse trajnerët Skënder Gega dhe Ardian Mema në konferencën e radhës do të thonë se derbi vlen tre pikë, kjo nuk është e vërtetë. E thonë diçka të tillë prej pozicionit dhe i mirëkuptojmë, por për vlerën e derbit duhen pyetur tifozët dhe ata që e përjetojnë në fushë.

Partizani e Tirana po bëhen gati, në 15 ndeshjet e fundit “demat e kuq” numërojnë 8 fitore dhe pjesa tjetër e përballjeve kanë përfunduar në barazim. 90 minutat ditën e premte do të prodhojnë një tjetër rezultat. Askush nuk e parashikon dot. Derbi është… derbi dhe këtë shprehje do e dëgjojmë shpesh deri të premten.

15 NDESHJET DERBI QË TIRANA NUK FITON

30/11/2018 Partizani-Tirana 2-1
28/09/18 Tirana-Partizani 0-1
28/04/17 Tirana-Partizani 1-2
20/02/17 Partizani-Tirana 2-1
02/12/16 Tirana-Partizani 0-0
25/09/16 Partizani-Tirana 0-0
04/05/16 Tirana-Partizani 2-2
04/03/16 Partizani-Tirana 2-0
07/12/15 Tirana-Partizani 0-0
03/10/15 Partizani-Tirana 1-0
04/05/15 Partizani-Tirana 2-2
13/03/15 Tirana-Partizani 1-2
08/12/14 Partizani-Tirana 2-0
26/09/14 Tirana-Partizani 0-0
22/03/14 Partizani-Tirana  1-1

BILANCI: 8 FITORE PARTIZANI, 7 BARAZIME

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *