Epike/ La Liga e pezulluar, Leganes gjen mënyrën më origjinale për të luajtur kundër Vajadolidit

Kampionati spanjoll momentalisht është pezulluar për shkak të rrezikut nga Koronavirusi, por ekipi i Leganes ka gjetur një mënyrë interesante dhe krejtësisht origjinale për të “luajtur” takimin. Përmes faqes së vetë zyrtare në “Twitter” klubi spanjoll ka publikuar 1 orë përpara kohës kur ishte planifikuar të zhvillohej ndeshja me Vajadolidin formacionin zyrtar, i cili nuk do të zbriste në fushë por do të qendronte në shtëpi për të ndihmuar shoqërinë dhe sigurinë shëndetësore të qytetarëve spanjoll.

Një gjetje e bukur kjo nga Leganes, që vendos t’i mbajë tifozët e vetë me humor në këto momente kur aktiviteti social në Spanjë dhe në shumë vende të tjera të botës është kufizuar. Ndërkohë klubi ka vijuar të mbajë të informuar mbështetësit përmes “Twitter”-it mbi “mbarëvajtjen” e përballjes, ku nuk kanë munguar aspak notat e humorit, ndërsa rezultati final i këtij takimi imagjinar mbajti shifrat 2-1 për Leganes./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *