Entuziazmi i Sakit: Sarri unik, kalimi te Juventusi revolucion!

0

Mauricio Sarri fitoi trofeun e parë në karrierë mbrëmjen e kaluar. Çelsi i tij shpartalloi 4-1 Arsenalin në finalen e Ligës së Europës. Italiani pritet ta mbyllë me një kujtim të bukur aventurën aspak të thjeshtë në Premier Ligë.

Ai do të rikthehet në Itali dhe destinacioni i radhës quhet Juventus. Akoma nuk është zyrtare, por diçka e tillë e emocionon Arrigo Sakin, nga i cili frymëzohet Sarri.

Ish-trajneri legjendar i Milanit flet për fitoren e Çelsit në finalen londineze dhe analizon Sarrin si trajner. Si ai ka pak në Itali, pasi shumica mjaftohen me shumë taktikë dhe pak futboll. Saki shpreson që ta shohë te Juventusi, pasi diçka të tillë e cilëson një revolucion.

Fitorja e Çelsit të Sarrit më gëzoi shumë, pasi do të fillonin përsëri me fjalët që është trajneri i aftë, por jo fitues. Ai e fitoi me meritë Ligën e Europës. Triumfoi në një ndeshje aspak të lehtë. Sarri ka në ekip futbollistë të shkëlqyer, por ata luajnë pak për skuadrën në përgjithësi. Gjithmonë kam menduar se një trajner duhet të jetë në të njëjtën kohë, edhe skenarist edhe regjisor. Të tjerë e interpretojnë ndryshe këtë rol. Kam një dobësi për trajnerët që i japin një stil skuadrës.

Sarri Saki Guardiola

Në Itali janë 4-5 të tillë, të cilët janë strategë të mirë dhe lënë gjurmë tek ekipi që drejtojnë. Të gjithë të tjerët janë vetëm takticienë. Ançeloti është i pari i strategëve, aty ku bën pjesë edhe Gasperini. Dje bisedova me Karlon dhe më tha: ‘Duhet të jemi më kurajozë, duhet të rrezikojmë më shumë’. Sarri e ka treguar se është në gjendje t’i japë një stil skuadrës, një identitet të qartë. Nëse shkon te Juventusi do të jetë një revolucion i rëndësishëm“, përfundon Saki për “Radio Capital”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.