Entuziazëm i madh, tifozët e PSG-së i lumturon një… largim!

Adrien Rabiot ka kryer kontrollet mjekësore gjatë ditës së djeshme dhe më pas ka firmosur dhe është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Juventusit. Gjatë kontrolleve mjekësore tifozët e Juves nuk e kanë fshehur entuziazmin e tyre.

Megjithatë, po aq ose ndoshta më shumë janë lumturuar edhe tifozët e PSG. Mbështetësit francezë kanë “pushtuar” faqen e bardhezinjve, duke mos e fshehur kënaqësinë dhe çlirimin e tyre si dhe duke mos i kursyer ironitë në komentet e bëra.

Rabiot nisi një luftë të heshtur me kampionët e Francës e cila nuk përfundoi kurrë. Shkak u bë mos rinovimi i kontratës dhe palëve filloi të mos ju a ndjejë më për njëri-tjetrin.

Lojërat e mesfushorit me klubin nuk i kanë pëlqyer tifozëve të PSG-së, të cilët tani ndihen mirë që “problematiku” Rabiot u largua. Zgjidhja perfekte për të gjithë: Juven, lojtarin dhe të dy tifozëritë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *