Enriko Papa i lirë, do luajë në Maltë

0

Klubi ballshiot dje ka konfirmuar edhe zgjidhjen e kontratës me marrëveshje me mesfushorin Enriko Papa, një nga lojtarët që luajti si titullarë në shumë ndeshje dhe që ka shënuar dy gola me fanellën e Bylisit. Papa, ka zgjidhur me marrëveshje kontratën duke gjetur edhe në mirëkuptimin e klubit dhe nga sa bëhet e ditur, ai do të vijojë karrierën në Maltë, me një skuadër të njohur të kampionatit maltez. Enriko Papa, në kampionatin tonë, krahas aktivizimit në Superligë me Apoloninë dhe Bylisin, ka luajtur në të Parën me skuadra me traditë si: Tomori e Butrinti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.