Enrike i dëshpëruar: Po jetoj një makth!

0

Trajneri katalanas: “Pashë një Juve të bukur, por jam i tërbuar dhe fajtor 101%. Falëm 45 minuta”

“Ishte një raund i parë i vështirë, i ngjashëm me atë në Paris. Nuk arrita që të ndihmoja skuadrën. Duhet të mësojmë, të përmirësohemi, duke riparë këtë ndeshje. Ndodhi për të dytën herë ajo që ndodhi  në Paris, me PSG-në. Tani “remuntada” do të jetë e vështirë, por do ta provojmë sërish”.

Më pas, i pyetur për Nejmarin dhe ndeshjen e tij për t’u harruar: “Nuk është bukur t’i hedhësh fajin një lojtari. Eshtë vërtet diçka e hidhur të fajësosh dikë…”. Por, a është më i fortë ky Juventus se PSG? “Nuk e di, do të shihet…”.

Më pas, në konferencën për shtyp, ai u shpreh se “po jetoj një makth dhe jam 101% fajtori. Falëm pjesën e parë dhe dy gola. Remuntada? Mendoj pas ndeshjes, na duhen katër gola… Por, jetova një makth të dytë, futbolli është si jeta. Juventusi? Shumë skuadër e bukur”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here