Enis Bardhi përkrah Mesit e Pjaniç, “FIFA 19” i vlerëson goditjet e dënimit

0

Seria e videolojërave “FIFA19” është një ndër më populloret në planet. Edicioni më i ri i videolojës që simulon ndeshjet e futbollit do të dalë në treg pas një jave dhe në të ka me mijëra përditësime në aftësitë e secilit prej mijëra lojtarëve që ndodhen në lojë.

Një prej futbollistëve që ka fituar një përmirësim është mesfushori i Levantes, Enis Bardhi. Shqiptari që luan me përfaqësuesen e Maqedonisë ka shkëlqyer në sezonin që kaloi në Spanjë, ku luan për Levanten. Specialiteti i mesfushorit shtatshkurtër janë goditjet e dënimit dhe në lojën “FIFA 19”, ai është i pesti lojtar për sa i përket aftësive ekzekutimin e goditjeve standarde.

Lista e goditësve më të mirë kryesohet nga Lionel Mesi, i cili ndiqet nga Hakan Çalhanoglu, Sebastian Xhovinko dhe Miralem Pjaniç.

10 – Lojtarët më të mirë në ekzekutimin e goditjeve të dënimit në videolojën “FIFA19”

1.Lionel Mesi

2.Hakan Çalhanoglu

3.Sebastian Xhovinko

4.Miralem Pjaniç

5.Enis Bardhi

6.Dani Pareho

7.Marvin Platenhard

8.Memfis Dipei

9.Paulo Dybala

10.Shunsuke Nakamura

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.