Enigma dhe detaje të reja nga tragjedia e Emiliano Sala, piloti mund të ketë shpëtuar nga hedhja

Tragjedia e Emiliano Sala ka tronditur gjithë futbollin pak kohë më parë, teksa ishte duke udhëtuar drejt Cardiff për të mbyllur nënshkrimin dhe transferimin e ri. Por avioni do të përplasej dhe do të binte dhe atje futbollisti i njohur ka humbur jetën.

Një enigmë e madhe është se pas shumë kërkimesh shtetëore dhe private, ende nuk është gjetur trupi i pilotit, David Ibbotson. Detaje të reja që janë publikuar nga media prestigjoze “Daily Mirror” shkruajnë edhe për një variant tjetër.

Kështu sipas tyre, piloti mund të jetë hedhur nga avionic përpara se ai të përplasej, për të shmangur rrëzimin fatal. Pra ekziston mundësia e shpëtimit të Ibbotson, trupi i të cilit nuk është gjetur dhe kjo i shton dyshimet në lidhje me këtë rast. /Sport Ekspres/