Enigma Abazaj, sulmuesi nuk grumbullohet as në takimin e kupës

0

Transferimi i Kristal Abazajt tek Anderlehti ishte një hap shumë i rëndësishëm për karrierën e ish-sulmuesit të Luftëtarit. Disa paraqitje të mira në fazën përgatitore krijuan iluzionin se 22-vjeçari do të merrte minuta të mjaftueshme në sezonin e tij të pare te “gjiganti” belg. Por, nuk ka rezultuar kështu, të paktë deri më tani.

Kanë kaluar dy muaj nga fillimi i kampionatit dhe Abazaj pret të debutojë me fanellën e Anderlehtit. Kontingjenti i gjerë i ekipit dhe disa shqetësime muskulore kanë bërë që talenti shqiptar të mos ketë shumë minuta nëpër këmbë.

Megjithatë pritej që shansi i artë i Abazajt të vinte në ndeshjen e fazës së 1/8 të Kupës së Belgjikës kundër ekipit të Union Sent-Zhiluas. Por, trajneri Hein Vanhezebruk ka vendosur që në këtë takim të ketë rotacione të pakta dhe si rrjedhojë nuk ka pasur vend për Abazajn. Nga jashtë situata nuk duket shpresëdhënëse, ndoshta një huazim në janar do të jetë zgjidhja më e mirë për të dyja palët.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.