Eni Imami e thotë qartë për largimin nga Tirana: Dikujt, do t’i se tregoj se kush jam!

Eni Imami është një afrimeve të Skënderbeut në merkaton e janarit nga i cili pritet më shumë. I larguar nga Tirana, futbollisti që dukej se ishte lidhur shumë me klubin, nuk e përtyp dot lehtë ndarjen e papritur nga bardheblutë. Në intervistën për “Suepersport”, Imami është shprehur se do t’i tregoj dikujt për aftësitë që zotëron me veprat në fushë.

“Ajo që ndikon në largimin tim nga Tirana ishte edhe ndryshimi i trajneri Mema që u hoq nga ekipi. Sa i përket ndeshjes ndaj kësaj skuadre, do të jetë zjarr, ashtu siç ndaj të gjithë të tjerave. Do t’i tregoj dikujt që nuk më besonte se kush jam dhe për t’i treguar aftësitë e mia”, tha Imami. /Sport Ekspres/