Ëngjëll dhe djall! Reina i bën të gjitha, penalltia e dyshimtë dhe Milani fiton tre pikët

0

Milani ka marrë tre pikët në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Genoas, në një ndeshje që ishte dramë e vërtetë. E nisur me një gafë qesharake të Reinës, pasi gjuajtjes nga goditja e dënimit të Schone.

Hernandez do të rikthente baraspeshën pas një goli shumë të bukur, ndërsa me dramën e VAR-it që po zgjaste pafundësisht, arbitri akordoi penallti në favor të Milanit. Atje Kessie nuk do të gabonte, për të shtyrë topin drejt rrjetës.

Kur u mendua se Milani do të merrte lehtë këto tre pikë të para, erdhi edhe një penallti e dyshimtë për Genoan. Reina do të ishte sërish protagonisti negativ, megjithëse nuk dukej të kishte kontakt me lojtarin kundërshtar. Por portieri i Mianit i shlyen të gjitha gabimet duke pritur penalltinë në minutën e 93. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.