Enea Koliçi flet për Superioren: Skënderbeu e ka ulur konkurrencën

Portieri Enea Koliçi mbron ngjyrat e Skënderbeut, duke qenë numri i një i korçarëve. Kampionatin shqiptar e njeh në detaje, prandaj nuk ka nevojë për kohë sa i përket përshtatjes në ambientin e ri.

Në një prononcim dhënë për “RTSH”, Koliçi është shprehur se marrja e dënimit kundër Skënderbeut ka ulur ndjeshëm konkurrencën në Superiore.

“Lojtarët e ardhur janë të mirë, ndërsa Pollozhanin e njoh te Flamurtari kur kemi qenë pjesë së bashku. Gjithashtu edhe Pëllumbi ka cilësi të mira. Superiorja po vjen në rritje, megjithëse dënimi i Skënderbet uli disi konkurrencën. Kualifikohej gjithmonë në Europë, por kampionati shqiptar po vjen në rritje”, ka thënë Koliçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *