Ëndrrat me Romën mbarojnë, rival tjetër për Kukësi-Debrecen

Përjashtimi i Milanit nga kupat e Europës sjell efekt zinxhir ndryshimesh, pasi vendin e kuqezinjve e zë Roma, e renditur një vend më poshtë në renditje. Klubi kryeqytetas do të luajë direkt në grupe, duke shmangur ndeshjet kualifikueseve.

Verdhekuqtë do e nisnin nga turi i dytë, ndërkohë që shorti i kishte rezervuar si kundërshtar fituesin e çiftit Debrecen-Kukësi. Në kampin verilindor ishin motivuara maksimalisht për t’i kaluar hungarezët dhe për t’u përballur me klubin italian.

Gjithsesi te Kukësi i Ernest Gjokës duhet të presin një tjetër rast të luajnë me Romën. Gjithsesi, nëse e kalojnë turin, atëherë do të përballen me një tjetër klub italian, Torinon që zë vendin e verdhekuqve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *