Ëndrra e plotësuar dhe ofertat, Lirim Kastrati i zbulon të gjitha

0

Lirim Kastrati është pjesë e rëndësishme e Lokomotivës së Zagrebit. Ish-lojtari i Shkëndijës së Tiranës e kaloi testin te kroatët vjet dhe këtë sezon po luan dhe shënon gola me mjaft vlerë për skuadrën e tij. Sigurisht edhe ofertat nuk i kanë munguar.

|Kam menaxherin që merret me këto punë, detyra ime është vetëm të bëj stërvitje dhe pastaj kur të hapet merkato do të vendosim bashkërisht se çfarë do të bëjmë. Ka pasur nga Gjermania interesim nga klube serioze, por deri në verë nuk do të ndodh asgjë”, është shprehur Kastrati për “Sporti në KTV”.

Sulmuesi anësor zgjodhi të luajë për Kosovë dhe ndihet mirë për këtë, ashtu sikurse edhe për ato që ka bërë këtë vit. “Çdo lojtar e ka ëndërr të luajë për shtetin e vet. Që fëmijë e kam pasur ëndërr, është një ndjenjë shumë e mirë. Sidomos kur luan në Kosovë para Dardanëve”.

“Ka qenë një vit i mirë, kam debutuar me Lokomotivën e Zagrebit, jam ftuar nga Kosova u21, nga ekipi i parë. Kemi bërë paraqitje të mira me Kosovë dhe Lokomotivën, ndaj edhe e vlerësoj si ndër më të mirët këtë vit”.

Kastrati dhe Uzuni duke festuar me shenjën e shqiponjës
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg