Ëndrra do të realizohet, Hazard akord me… Florentino Perez!

Eden Hazard e ka shprehur gjithmonë ëndrrën e tij për të luajtur me Realin e Madridit dhe në Spanjë janë të sigurt që belgut do i realizohet ëndrra shumë shpejt.

Edurardo Inda ka zbuluar të ardhmen e yllit të Çelsit dhe sipas tij Hazard ka arritur akordin me “Los Blancos”. Në një prononcim për “”El Chiringuito”, gazetari spanjoll tregon dhe detajet e marrëveshjes së lojtarit fantazist me Florentino Perez.

Hazard do të firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe do të përfitojë një rrogë prej 13 milionë eurosh në sezon + 3.5 milionë në formë bonusesh që lidhen me objektivat e arritura: Një milion nëse fiton La Liga-n, një milion nëse fiton Topin e Artë dhe 1.5 nëse fiton Champions League. Lojtari pritet të mbyllë sezonin me ekipin e Sarrit për të realizuar në verë ëndrrën e tij të madhe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *