Ëndrra dhe pozicioni i preferuar, rrëfehet “ndëshkuesi” Mala

Esat Mala realizoi golin e vetëm të Partizanit në ndeshjen e fituar me Skënderbeun, ndërkohë që mesfushori ka qenë vendimtar edhe në shumë ndeshje të tjera. Mesfushori ka zbuluar ëndrrën e tij të madhe. “Milani është ekipi im i zemrës. E kam ëndërruar që fëmijë të luaj me ta”, tha Mala në emisionin  “Zona Gol” në Supersport 2.

“Elozhet? Njeriu duhet me marrë fjalë të mira për punën që bën. Në moshën tonë nuk duhen shumë fjalë. Na thonë fjalët që na takojnë. Mundohem të qëndroj me këmbë në tokë”, shtoi mesfushori,  i cili më pas u pyet për rolin e tij të preferuar. “Mendoj se ndihem më mirë në krah, majtas ose djathtas. Edhe prapa sulmit më pëlqen shumë të luaj”.

“Nuk më ka shkuar mendja ta mësoj italishten, por po ma shtini ndërmend ta bëj diçka të tillë (qesh)”, shtoi Mala, që punën shikon si mënyrën më të mirë për të ruajtur nivelin e lartë të paraqitjeve të tij.

“Treshja e sulmit? Jemi në treshe në moshë të re, na duhet besim dhe e kemi pasur. Mënyra si përshtatemi është e mirë, s’kemi hatërmbetje. Harmonia është çelësi i suksesit, por edhe fakti që vrapojmë shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *