Endri Magani: Babai s’e meritonte, më vjen keq

“Më vjen shumë keq që babai im ka dhënë dorëheqjen pasi nuk e meriton këtë”, u shpreh fituesi Endri Magani, ndërkohë që më tej flet për ndeshjet e Lushnjes.

“Përveç ndeshjeve të para që nuk i kemi luajtur brenda, kemi luajtur shumë mirë. Sot dhamë gjithçka në fushën e lojës, edhe pse nuk kishim trajnerin”, tha Magani Jr., ndërkohë që flet më tej për atë që e pret në shtëpi dhe se si është të kesh babanë trajner.

“Më vjen keq. Do bëjmë muhabete futbolli, herë fiton, herë edhe humbet. Kushdo ekip që do ishte këtu, ne luajmë për tre pikët. Kjo gjë sot i ndodhi babait tim. Babai trajneri im? Edhe unë edhe Arturi i kemi menduar këto gjëra, sepse nëse lojtarët e tjerë japin 100%, unë dhe Arturi duhet të jepnim 200%. Këtu në Shqipëri ka shumë paragjykime. Kur vëllai im vinte vjet në shtëpi, ishte shumë i mërzitur. Mundohesha t’i jepja kurajë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *