Ëndërrohet një mesfushë magjike, Visel Kobe në sulm për fantazistin e Sitit!

Visel Kobe ka në përbërje emra si Andres Iniesta, David Vija dhe Lukas Podolski, por klubi japonez dëshiron të përforcojë akoma edhe më shumë ekipin me lojtarë të mëdhenj.

Sipas raportimeve nga Anglia, Visel Kobe, që renditet në vendin e 12-të me 10 pikë, dëshiron të formojë një mesfushë ëndrrash. Objektivi i madh quhet David Silva, i cili është pjesë e Mançester Sitit. 33-vjeçarit i përfundon kontrata me “Qytetarët” në fund të sezonit të ardhshëm.

Iniesta, David Silva dhe David Vija

Japonezët po përgatisin një ofertë tepër tunduese për Silvën, i cili do të formonte një repart fantastik me Iniestën. Lojtari është në dyshime, pasi më parë është shprehur se dëshiron të rikthehet te Las Palmasi, ekipi i tij i zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *