Emrin ia vendos Klevis! Taulant Xhaka bëhet baba për herë të parë, trofeu më i bukur në jetë

Taulant Xhaka marrë ditën e sotme trofeun më të bukur në jetë, teksa është bërë baba për herë të parë. Fëmija i ardhur në jetë është një djalë dhe luani i Kombëtares kuqezi ka zgjedhur një emër shqiptar për të, duke e quajtur Klevis. Marrëdhënia me bashkëshorten e tij ka nisur që në vitin 2018, ndësa tashmë i gëzohen këtij momenti shenjues për jetën e tyre.

Një ngjarje tillë patjetër që e ka gëzuar pa masë mesfushorin e Bazelit, që e ka shpërndarë në profilin e tij në “Instagram” edhe një foto të djalit të tij. “Mirësevjen në botë ëngjëlli im i vogël. Të duam pafundësisht”, shkruan Xhaka. Ndërkohë ndërprerja e kampionatit duket se i ka ardhur në kohën më të mirë të mundshme futbollistit shqiptar, i cili do të ketë kështu më tepër kohë të qendrojë pranë djalit të tij të porsa lindur./Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

Welcome to the world my little angel!??? Mom and Dad love you endlessy.??Klevis Xhaka @__arbnoraaaaaa__

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34) on