“Emri Marek Hamshik do të jehojë përjetësisht në rrugicat e qytetit tonë!”

Marek Hamshik do të largohet nga Napoli pas plot 12 vitesh. Kapiteni mban rekordin absolut të prezencave (520 ndeshje )dhe golave të shënuar (121 gola) me Napolin dhe tashmë është gati të nisë aventurën kineze.

Mesfushori sllovak do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Dalian Jifang me një rrogë prej 9 milionë eurosh në sezon. 20 milionë euro do të kalojnë në arkat e klubit italian, që është dorëzuar përpara dëshirës së 31-vjeçarit për të provuar një aventurë të re dhe… shumë miliona më shumë.

Kundër Sampdorias ai zhvilloi ndeshjen e fundit me Napolin dhe publiku i “San Paolos” i dhuroi një standing-ovation idhullit të tyre në minutën e 74-ët. Hamshik ka vendosur t’ia dhurojë bluzën e ndeshjes së fundit Paolo Kanavaros. Shiritin e kapitenin e mori pikërisht nga mbrojtësi dhe ky i fundit ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ja ku është. Për fat të keq ka ardhur në ditën që asnjë tifoz i Napolit nuk do të kishte dashur kurrë të vinte… Por, në jetë ka gjithmonë një fillim dhe një fund. Ti ke bërë një gjë të jashtëzakonshme. Në fund futbollistët shënojnë epoka, që ndonjëherë harrohen vite më vonë, por për një gjë jam i sigurt. Emri Marek Hamshik do të jehojë përjetësisht në rrugicat e qytetit tonë. Faleminderit që më ke dhuruar emocione dhe bluzën tënde të fundit të veshur me kaq shumë dashuri. Hamshik njëri prej nesh, faleminderit për gjithçka”, përfundon Paolo Kanavaro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *