“Emri i ri i klubit në Serie A quhet Baloteli”, presidenti Cellino: Nuk e mora për këtë gjë

Balotelit nuk po i shkon siç duhet aventura e re te Breshia, ku kohët e fundit është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të sjelljes së tij. Por ajo që shqetëson më tepër ësjhtë fakti se sulmuesi italian tashmë personifikon gjithë klubin dhe kjo gjë nuk po i pëlqen aspak presidentit Cellino, që thekson se sa më shumë të flitet për Balotelin aq më shumë do të dëmtohet ai së bashku me ekipin.

“Në futboll ka ekipe që luftojnë dhe fitojnë, nëse mendojmë se një lojtar i vetëm mund të fitojë ndeshje, ne do të ofendonim skuadrën. Përndryshe, do të luanim një kundër njëmbëdhjetë. Trajneri bëri një gabim, në konferencë ai foli për Balotellin dhe jo për ekipin. Unë e mora atë në fund të merkatos, jo për të shitur biletat e sezonit. E bleva sepse mund të ishte një vlerë e shtuar, ne e bëmë atë një pikë të dobët nga ekspozimi i tepërt. Nëse vazhdojmë të flasim për këtë, ne e lëndojmë atë dhe skuadrën.

Unë nuk lexoj media sociale, por në të njëjtën kohë, Balotelli mbase i jep më shumë peshë mediave sociale sesa vlerave të tij sportive. Nuk e kam marrë për media sociale, por sepse është një e nëntëdhjetë metër i gjatë, ai është një kafshë. Ai duhet të mësojë të përgjigjet në fushë. Unë nuk shpresoja se do të ishte ai që duhej të shpëtonte skuadrën. Shumë e lehtë për ta përdorur atë si një viktimë, për këtë arsye ndryshova trajner. Në këtë kohë ai u ndihmua më shumë sesa mund të na ndihmonte. Tani ne jemi dobësuar si ekip, është e vështirë ta ndihmojmë. Ne duhet të flasim sa më pak të jetë e mundur dhe të fikim mediat sociale”, ka thënë presidenti i Breshias./Sport Ekspres/