Emre Çan bëhet telenovelë, marrëveshje me Juven dhe Klop në mes

0

Mesfushori i kombëtares gjermane  Emre Xhan ka arritur marrëveshjen personale me Juventusin, raportohet në mediat italiane. Titullari i Liverpulit ka kontratë deri verën e ardhshme, kur do të dalë i lirë në treg, sepse ka refuzuar ofertat e The Reds, ndërkohë që Juventusi me sa duket ka përfituar për të avancuar në bisedime. Xhan është bërë një lojtar kyç te Liverpuli, që prej transferimit nga Leverkuzeni në vitin 2014, ndërsa ka luajtur çdo sezon të paktën 30 ndeshje titullar, ndërsa këtë sezon ka shënuar 3 gola në Champions League. Gjithsesi, 23-vjeçari po mendon kalimin në Serinë A dhe Tuttosport shkruan se ka arritur marrëveshjen me Juventusin, që tashmë po mendon të presë fundin e sezonit për ta marrë falas, apo do të bëjë një ofertë që në janar.

KLOP – Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, nuk është dorëzuar ende në lidhje me të ardhmen e Emre Xhanit, pasi ditën e djeshme ka folur në konferencë për shtyp dhe sipas tij mesfushori gjerman me origjinë turke mund të qëndrojë në Liverpul. “Kam thënë që ai mund të rinovojë, ndoshta në maj. Ne dëshirojmë ta mbajmë, por duhet të jemi sa të tërheqës si klub për të”. Deklaratë domethënëse, sepse është e qartë që Xhan nuk ia mbyll derën Liverpulit, por nga ana tjetër kërkon një rritje të konsiderueshme page për të qëndruar në Angli. Gjithashtu, mediat angleze raportojnë se Xhan kërkon që të përfshijë edhe një klauzolë për prishje kontrate, nëse dëshiron largimin në të ardhmen.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image