Empoli nxiton për Veselin, Torino “piketon” një shqiptar

0

Frederik Veseli është pjesë e Empolit që prej verës së vitit 2016, ndërkohë që skuadra italiane e ka në planet e saj afatgjata mbrojtësin shqiptar. Sikurse raporton “Gazetta dello Sport”, së fundmi ka pasur bisedime për nënshkrimin e kontratës së re.

Marrëveshja e Veselit me Empolin është e vlefshme deri në verën e vitit 2021, ndërkohë tanimë ekipi i Serie A është gati t’ia zgjatë atë edhe me një vit tjetër. Mbrojtësi 26-vjeçar këtë sezon ka luajtur shpesh si titullar.

Dëmtimet e kanë penalizuar disa herë, por stafi teknik e ka përdorur shpesh edhe në të majtë të mbrojtjes. Veseli është një “xhol” që luan në disa pozicione. Ai mund të pozicionohet në të gjithë pozicionet e prapavijës, ndërkohë që mund të zhvendoset edhe në qendër të mesfushës.

Nedim Bajrami

Një tjetër lojtar shqiptar mund të kalojë në Serie A. Torino po kërkon një mesfushor dhe drejtuesit e klubit granata e kanë ndarë mendjen. Siç citon “La Stampa”, klubi italian është vënë në ndjekje të Nedim Bajramit.

19-vjeçari me origjinë nga Tetova është pjesë e Grasshoperit dhe aktivizohet në rolin e qendërmesfushorit. Në garë për shërbimet e lojtarit të Zvicrës U21, i cili është aktivizuar me të gjitha kombëtaret e moshave të vendit helvetik, është dhe Bolonja e Inzagit, por Torino ndodhet në avantazh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.