Empoli i “dashuruar” me Veselin, presidenti i ofron kontratë afatgjatë

Edhe pse nuk është zyrtare “La Gazzetta dello Sport”  ka raportuar se mbrojtësi Frederik Veseli do të jetë pjesë e Empolit së paku edhe për katër vite. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë po bën mirë në Seria A dhe drejtuesit kanë simpati të veçantë për 26-vjeçarin.

Sipas gazetës italiane mbrojtësi ka arritur marrëveshjen me drejtuesit për të qëndruar deri në vitin 2022, pra edhe për 4 vite të tjera. Veseli u afruar 2 vite më parë nga Lugano, por duket se është përshtatur shpejt me futbollin italian, duke dituar dhe zemrat e drejtuesve.

Këtë edicion mbrojtësi ka luajtur në 9 takime, 7 prej të cilave nga minuta e parë. Panuçi gëzohet që të paktën një prej lojtarëve të prapavijës po aktivizohet rregullit dhe nëse do të ketë të njëjtin ritëm, gjasat janë që lojtari i Empolit të marrë një fanellë titullari edhe në Kombëtaren e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *